
Kosova ka ndërmarrë nismen e veçantë për të ndjekur trendin e madh që po ndodh në ligat elitare. Superkupa është kthyer në një mundësi marketingu, ku shumë liga vendosin ta luaj jashtë territorit të tyre, kjo me arsyen e promovimit. Një gjë të tillë po planifikohet dhe nga FFK.
Ballkani si fituesi e Superligës dhe Llapi si fituese e Kupës së Kosovës, janë zhvendosur për fazën përgatitore në Antalya,Turqi. Pikërisht këtu po planifikohet të zhvillohet dhe Superkupa e Kosovës mes dy ekipeve. FFK nuk ka zyrtarizuar ende datën se kur do të zhvillohet kjo ndeshje por mbetet për t’u parë ditët në vijim.
Poll