
Christian Panucci është duke bërë llogaritë e fundit për miqësoren që Kombëtarja shqiptare do zhvillojë ndaj Norvegjisë. Së fundmi zbulohet se Ledian Memushaj nuk është thirrur nga trajneri italian për këtë sfidë.
Ka shkuar një ftesë për Berat Gjimshitin te Benevento, por asgjë për Memushajn. Ky vendim si duket është marrë nga italiani për faktin se futbollisti i Kombëtares nuk është akvitizuar kohët e fundit.
Kujtojmë që ofertat për Memushajn në merkaton që lamë pas kanë qenë të shumta, por lojtari ka zgjedhur të qëndrojë te Benevento, zgjedhje kjo e cila si duket e ka penalizuar këtë të fundit duke e lënë në stol në shumicën e kohës, duke i mohuar njëkohësisht edhe aktivizimin me Kombëtaren.
Poll