
Sapo kanë zbritur nga avioni në aeroportin “Nëne Tereza” kanë kuptuar se do ta kenë të vështirë të përshtaten me motin në Tiranë. Futbollistët kuqezi të veshur me kostumet e përfaqësimit (këmishë, jelek, xhaketë), kanë ndjerë bezdi të paparë në një vapë mbytëse që e ka prekur kryeqytetin në ditët e fundit. Menjëherë kanë nxituar të heqin xhaketën për tu përshtatur pak me vapën por sërish ka qenë thuajse e pamundur. Edhe pse u kishin thënë se nga Perros Guirec në kryeqytet do të kishte shumë ndryshim, sërish nuk e kishin menduar se do të bëhej fjalë për të tilla temperatura. Axhenda zyrtare, takimet institucionale, çmimet që do të marrin deri tek festa me tifozët në “Fan Zonë”, i detyrojnë të mos kenë mundësi të zhvishen nga kostumi për të qëndruar si sportistë. Sot jo nuk i lejohet të sillen ashtu si janë çdo ditë.