
Kapiteni i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger ka folur për për momentin e veccantë të gjuajtjeve të penalltive. Ai befasoi gjyqtarin, por gjithashtu edhe tifozerinë e tij duke zgjedhur portën, pas së cilës ishin tifozët italianë. Schweinsteiger fitoi të drejtën e zgjedhjes, pas hedhjes së monedhës nga ana e gjyqtarit kryesor të takimit, mirëpo ai bëri atë që do të mund kishtë bërë kapiteni i Italisë, Buffon. Në një intërvistë për "Bild", ai ka shpjeguar këtë vendim të tij.
“Mendova për penalltitë e tjera në të cilat jam përfshirë. Ndaj Chelsea-t në vitin 2012, Bayerni gjuajti penalltitë në portën ku ndodheshin tifozët tanë, mirëpo ne u mposhtëm në atë finale”, deklaroi Schweinsteiger.
Poll