Premier League dhuroi spektakël sot me 3 kryesfidat e javës së 30-të të saj. Në fushë zbritën ekipe elitare si Arsenal, Chelsea dhe Manchester City, duke surprizuar me rezultatet.
Pikërisht këta të fundit barazuan në transfertë përballë West Ham, me shifrat 1-1. Ndërkaq, më herët, Arsenal fitoi 2-0 përballë Everton ndërsa Chelsea u mposht në shtëpi me shifrat 0-1 nga Newcastle.
Kështu, City i “fal” në njëfarë mënyre titullin kampion Arsenalit. Këta të fundit mbajnë kreun me 70 pikë, 9 më shumë se “qytetarët” edhe pse ekipi i Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak.
Në krahun tjetër, në vend të 3-të renditet Manchester United me 51 pikë, po aq sa Aston Villa e vendit të 4-t. Chelsea mbetet i 5-ti me 48 pikë, duke qenë “all-in” në luftën për zonën “Champions”.
GOLAT E NDESHJES WEST HAM - MAN CITY:
Goli i Silva (West Ham 0-1 Man City)
Goli i Mavropanos (West Ham 1-1 Man City)
