Ditën e sotme do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme mes Erzenit dhe Korabit. Një sfidë mjaft e rëndësishme e cila vjen për biletën e fundit për në Superiore sezonin e ardhshëm.
Në “Niko Dovana” do të përplasin “brirët” Erzeni që përfundoi i 8-ti në tabelën e klasifikimit në Abissnet Superiore dhe Korabi që vjen nga “Play-Off” i Kategorisë së Parë. Kjo përballje do të startojë duke nisur që nga ora 17:00.
Shijakasit do të kërkojnë me ngul qëndrimin mes 10-të më të mirave, ndërsa nga krahu tjetër te skuadra e Shpendi Kumbarçes janë më të motivuar se kurrë për rikthimin në elitë. Një sfidë që nëse nuk mbyllet mbrena 90-minutave atëherë do të luhet edhe koha shtesë apo penalltitë nëse do të jetë e domosdoshme.
Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar, teksa spektakli dhe emocionet nuk priten të mungojnë në Durrës, ku ekipet do të “luftojnë” për çdo top dhe në çdo cep të fushës.