'Transfermarkt.com' publikon vlerën totale të futbollistëve që aktivizohen në Superligën e Shqipërisë për sezonin 2017-2018.
Vlera e përgjithshme e lojtarëve që aktivizohen në kampionatin elitar të vendit tonë arrin në 36 milionë e 980 mijë euro.
Futbollisti më i shtrenjtë është Liridon Latifi i Skënderbeut, kartoni i të cilit vlerësohet me 825 mijë euro, pak a shumë e njëjta vlerë që edhe klubi korçar kërkon për sulmuesin në merkaton e verës.
Numri total i futbollistëve të Superligës është 277 lojtarë në 10 ekipet pjesëmarrëse në aktivitet./ NEWSPORT.AL
Poll