
Fakti që Liverpool ka fituar Premier League-n nuk do të thotë se emocionet kanë përfunduar në ligën më spektakolare në kontinentin e vjetër. Janë pikërisht 5 klube që luftojnë për zonën Champions.
Manchester City bëri detyrën kundër Wolves, duke i mposhtur me shifrat minimale “Ujqërit” (1-0). Golin e vetëm për të besuarit e Pep Guardiolës e shënoj De Bruyne në minutën e 35.
Miqtë tentuan të barazonin shifrat, por pa sukses. Me këtë triumf, “Qytetarët” shkojnë në 64 pikë, vendi i 3-të, 2 pikë më shumë se Newcastle, por City ka një ndeshje më shumë. Në “valle” për zonën Champions është edhe Chelsea, Nottingham dhe Aston Villa.
Poll