Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Superliga e Kosovës në “parakalim”, Edon Hasani drejt ekipit të njohur

Shkruar nga NEWSPORT
Superliga e Kosovës në “parakalim”, Edon Hasani drejt

Edon Hasani është një emër i njohur i kampionatit shqiptar që ka dhënë kontributin e tij për shumë skuadra në elitë. Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit, ekip që nuk mundi të qëndronte në elitë. Emri i tij është lakuar në disa klube të kampionatit shqiptar, por ende s’ka pasur asgjë konkrete.

Shkodrani është opsion edhe për Superligën e Kosovës. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që Gjilani është një nga klubet që ka shfaqur interes për futbollistin. 31-vjeçari është njohje e vjetër e Klodian Duros pasi kanë punuar së bashku te Kukësi, kur Duro ishte në krye të pankinës verilindore.

Gjithashtu shtysë për t’u transferuar në Kosovë mund të bëhet edhe Besar Musolli, edhe ky njohje e vjetër e Hasanit që dikur mbanin bashkë peshën e mesfushës te verilindorët. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e fantazistit që për nga cilësitë, ka qenë ndër më të mirët e kampionatit shqiptar në vitet e fundit.

Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Edon Hasani u aktivizua në 33 ndeshje me Kastriotin ku arriti të shënonte edhe 1 go. Në të shkuarën ka luajtur me Tiranën, Sepahanin, Vllazninë, Kukësin, Poli, Ceahlul, Litex dhe në fillimin e tij me Vllazninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga