Paraditen e sotme skuadra e Tiranës ka bërë përgatitjet e fundit para sfidës me Vllazninë, nesër në orën 16:00. Në seancën stërvitore bardheblutë duken të motivuar për transfertën e nesërme dhe të gatshëm për fitore. Kampionët në fuqi duan të “vrasin” kampionatin teksa një fitore nesër do t’i çonte ata plot 9 pikë larg shkodranëve.
Trajneri Shehi i ka dhënë dorën e fundit ekipit teksa sot ka marrë një lajm fantastik. Frika ishte për mungesa të rëndësishme si ato të Aleksit, Hasanit dhe Lulajt por në fotot e publikuara nga klubi në rrjete sociale shihet se kryegolashënuesi i Superiores dhe mbrojtësi janë rikthyer në stërvitje normalisht. Një lajm fantastik për kryesuesit që, veç Aleksit të dënuar me kartona, do të jetë e plotë në përballjen direkte.