Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Superiorja rikthehet aty ku u ndërpre, përveç Egnatia – Partizani luhen edhe dy sfida të tjera (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT

“Abissnet Superiore” rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 13-të. Ditën e sotme 6 skuadra do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Partizanit, që do të luhet ditën e enjte në orën 13:30. Kjo përballje do të rinisë nga minuta e 24-të, pasi u ndërpre për shkak të tragjedisë Raphael Dëamena. Dy ekipet do të vihen sërish përballë njëra – tjetrës për të kërkuar edhe pikët e kësaj jave.

Po të enjten do të luhen edhe takimet mes Tiranës dhe Kukësit dhe Dinamos dhe Erzenit. Bardheblutë dhe verilindorët do të përplasin “brirët” në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 13:30, ndërsa në “Niko Dovana” luftojnë për 3 pikët Dinamo dhe Erzeni duke nisur që na ora 17:00.

[caption id="attachment_713210" align="alignnone" width="694"]Ndeshjet e sotme ne Superiore Ndeshjet e sotme ne Superiore[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga