
Abissnet Superiore do të ngrejë ditën e sotme siparin e javës së 14-të. Tre ekipe nga kryeqyteti si Partizani, Dinamo dhe Tirana do të zbresin në fushë. Teksa iu bashkohet dhe ekipi i Erzenit.
Në orën 13:30 në stadiumin “Arena Egnatia”, Erzeni do të presë Tiranën. Në një ndeshje ku Tirana do të kërkojë 3 pikët për tu afruar me kreun, ndërsa shijakasit duan fitoren për tu larguar nga ‘zona e ftohtë’.
Në krahun tjetër në “Arena e Demave”, do të luhet derbi. Partizani do të presë Dinamon në sfidën që do të startojë në orën 17:00. Të kuqtë kanë shansin e artë për të marrë 3 pikët dhe për të dalë të vetëm në krye të tabelës, ndërsa Dinamo ‘lufton’ për “Final Four”.
Poll