
Ndërsa Superiorja është e gjitha e eleminuar nga Europa, ende ka skuadra shqiptare që janë pjesë e arenës europiane. Shkupi, Ballkani dhe Shkëndija e Tetovës do të zbresin në fushë ditën e sotme. E para që do të startojë rrugëtimin e vet është Shkëndija që do të përballet në orën 19:00 me ALK. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren për të shpresuar te kualifikimi i “Play-Off” në Conference League.
Një orë më pas, do të jetë Ballkani i Ilir Dajës që do të përballet me Klasvik. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, të besuarit e trajnerit kryeqytetas do të provojnë triumfin në shtëpi për të shkuar më tej në Conference League. Ky takim është programuar të zhvillohet në orën 20:00.
Ndërsa në 21:00, Shkupi do të luajë në transfertë ndaj Shamrock Rovers. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Interesi është i madh për të 3 skuadrat shqiptare, megjithatë verdiktin përfundimtar do ta japë vetëm fusha e blertë.