Superiorja po bën disa ditë pushim dhe më pas do të rikthehen sërish në fushë për pjesën e dytë të sezonit. Ekipet me hapjen e merkaton do të fokusohen fillimisht te përforcimi i organikës së tyre, ndërsa do të nisin që ditën e nesërme stërvitjet për pjesën tjetër të sezonit.
Gjithçka do të rinisë në mes të janarit, përkatësisht më 12, 13 dhe 14 janar të vitit 2024. 5 takime mjaft interesante janë në program, të cilat ngjallin edhe interesin e tifozëve.
Tirana do të udhëtojë në Durrës ku do të sfidohet me Dinamon në “Niko Dovana”, sfidë kjo që do të luhet më 12 janar në orën 17:00. Një tjetër takim interesant është dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” dhe që starton në orën 13:30 më 13 janar. Po me 13 janar do të luhet edhe përballja mes Partianit, i cili do të presë Teutën në “Arenën e Demave” në orën 17:00.
Ndërkohë më 14 janar do të luhet dy takimet e fundit të kësaj jave. Fillimisht do të duelojnë Laçi dhe Erzeni në Kurbin, me sfidën që starton në orën 13:00, ndërsa do të ulë siparin dueli i Veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.