Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Superiorja “dashurohet” me sulmin e sotëm, shumë ndryshime për formacionin e fundit të Rejas

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja “dashurohet” me sulmin e sotëm, shumë ndryshime

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2022 ndaj Armenisë, pasditen e sotme në Air Albania në orën 17:30. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 1-3 me Italinë, të mërkurën, dhe do të synojnë me patjetër triumfin për të mos e mbyllur vitin pa asnjë fitore.

Kuqezinjtë priten të vijnë me shumë ndryshime në formacion me Enea Mihaj dhe Elseid Hysaj që do të jenë të vetmit nga ndeshja me Italinë. Portën do ta mbrojë gardiani Kastrati ndërsa para tij pritet treshja Gurishta – Mihaj – Adrian Bajrami. Hysaj do të jetë kapiteni dhe sëbashku me Hadroj do të jenë krahët e mesfushës së përbërë me Çokaj, Asllani dhe Laçi.

Sulmi bën Superioren të dashurohet me formacionin teksa pas Kastratit, Gurishtës dhe Hadroj, do të jenë edhe dy prodhime të tjera vendase, dyshja e Derbit, Skuka – Muçi do të marrin në dorë detyrat ofensive dhe të shënojnë golat e parë me fanellën kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga