
Kërkohej nga shumë ekipe të Superiores, ku dëshirën më të madhe duket se e kishte Kukësi dhe Skënderbeu për ta pasur gjatë sezonit të ardhshëm, por edhe Partizani nuk mbetej pas. Megjitahtë, Marko Cetkoviç nuk ka qëndruar në Shqipërië. Pas dy sezonesh me fanellën e kurbinasve tashmë ai ka zgjedhur të jetë pjesë e Sarajevos. Skuadra e vendit të katërt në futbollin boshnjak e ka bërë për vete fantazistin 29-vjeçar, i cili luan edhe për Kombëtaren e Malit të Zi. Cetkoviçzhvilloi 45 ndeshje me fanellën e Laçit dhe shënoi 11 gola.
Poll