Na ndajnë edhe 5 ditë nga “akti” i parë i supersfidës Real Madrid – Bayern Munich, çerekfinalja e Champions League. Edhe pse ylli i Bayern Harry Kane, po përjeton sezon “ëndërash” jo vetëm në Champions, statistikat e Kylian Mbappe nga kampi i Realit, janë nga një tjetër “planet”.
Mbappe në 9 ndeshje të Champions League këtë sezon, numëron 13 gola dhe 1 asist, kundrejt 10 golave të Kane në 9 paraqitje. Sipas “SofaScore”, Mbappe mbart notën më të lartë të turnet këtë edicion, 8.02, karshi 7.94 të goleadorit bavarez.
Nëse futemi në detaje më të imtësishme, Mbappe shënon gol çdo 56 minuta, 2.7 goditjet në kuadrat dhe 28% shkallë e saktësisë.
Në lidhje me të dhënat e Harry Kane, gjen rrugën e rrjetës në Champions çdo 68 minuta, e godet portën 2 herë për ndeshje dhe e ka saktësinë 29%.
