Egnatia
Vetëm një sezon zgjati aventura profesionale e sulmuesit të djathtë Kastriot Selmani te Egnatia. Edhe pse ai fitoi titullin me ekipin rrogozhinas, nuk la “gjurmë”, përkundrazi, rezultoi dështim, 2 gola dhe 3 asiste në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Pak orë pas vendimit për të ndarë “rrugët” mes palëve, ka reaguar sulmuesi në rrjetet sociale. “Pas një viti të paharrueshëm te Egnatia, largohem si kampion.
Falëminderit klubit, stafit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve për mbështetjen e besimin. Ju jam mirënjohës për çdo moment. Suksese gjithmonë”, ka shkruar Selmani. 26-vjeçari erdhi te ekipi rrogozhinas nga Drita, ku numëron 4 trofe në karrierën e deritanishme.
Postimi i Kastriot Selmanit
Poll
