
Java e 15-të e Kategorisë Superiore për moshat deri në 21 vjec është mbyllur ditën e sotme, ku ashtu si dje, goleadat nuk munguan. Ditën e djeshme Teuta dhe Tirana pritën në shtëpi Kukësin dhe Apoloninë. Durrsakët morën një fitore të pastër 3-0 ndërsa bardheblutë shkatërruan thellë 5-0 fierakët.
Sot u luajtën edhe tre ndeshjet e tjera. Në orën 12:00 Partizani fitoi pastër 3-0 me Egnatian dhe 1 orë më vonë, Bylis mposhti 2-1 Korabin. Kjo javë ka qenë e shkruar për futbollin shokdran që i jep një tjetër leksion kryeqytetit. Pas fitores së të rriturve ndaj Tiranës, sot kuqeblutë mposhtin Dinamon mes 7 golave. 4-3 ishte rezultati përfundimtar në Shkodër.
Poll