Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SUPERIORE/ Laçi në “pole-position”, Dinamo lë pas Partizanin. STATISTIKAT e golave gjatë 5-javëve

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERIORE/ Laçi në “pole-position”, Dinamo lë pas

Janë mbyllur 5 javët e para të “Abissnet Superiore”, teksa Egnatia dhe Tirana bashkëkryesojnë me 10 pikë. Por përveç rezultateve që ekipet kanë marrë kundër njëra –tjetrës ajo që bie në sy janë golat e shënuar dhe ato të pësuar.

Laçi është skuadra që ka arritur të shënojë më shumë gola gjatë këtyre javëve. 12 herë kurbinasit kanë gjetur portat kundërshtare, ndërtsa janë ndëshkuar në 8 raste.

Nga krahu tjetër, jo më kot Egnatia është në vendin e parë. Rrogozhinasit në 5 javë ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës plot 11 herë. Po 11 gola ka shënuar edhe Erzeni, por Sherri i Egnatias e ka nxjerr topin 6 herë nga porta, ndërsa Hasanbelli plot 10 herë.

Ndërkohë 10 gola ka arritur të shënojë sulmi i Tiranës, ndërsa në 7 raste janë ndërshkuar Selmani dhe Lika. 8 gola ka shënuar Bekim Balaj dhe shokët e tij, ndërsa shkodranët kanë marrë 5 gola.

Dinamo ndodhet në vendin e parafundit me pikë, por me golat e shënuar lë pas Partizanin. “Blutë” kanë mundur të shënojnë 6 herë, ndërsa të portën e tyre janë shënuar 10 gola. Ndërkohë demat kanë vetëm 5 gola, ndërsa krenohen me mbrojtjen, pasi janë ndëshkuar në 2 raste. Të kuqtë ia kanë dalë të bëjnë mbrojtjen “mur”, ndërsa duhet të rregullojnë shinjestrën para portën. Vlen të theksohet se së bashku me Teutën kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Nga 4 gola kanë shënuar Kukësi dhe Teuta. Verilindorët janë skuadra që kanë pësuar më shumë gola në këto javë, plot 11, ndërsa durrsakët janë ndëshkuar 10 herë. Skënderbeu është skuadra që ka shënuar më pak gola, 3, ndërsa kanë nxjerrë topin nga rrjeta 5 herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga