Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SUPERIORE/ Festojnë vetëm 3 ekipe, luftë  për “Final – Four” dhe mbijetesën (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT

Superiorja ka mbyllur ditën e djeshme të gjitha sfidat e javës së 29-të. Në këtë javë vetëm 3 ekipe kanë arritur të festojë.

Egnatia fiton  minimalisht 1-0 me Kukësin dhe nis sërish shkëputjen nga ndjekësit. Rrogozhinasit kryesojnë me 54 pikë, 4 më shumë se Vllaznia e cila u ndal në barazim nga Erzeni. Po 1 pikë mori edhe Partizani që “ngeci” në transfertën kurbinase, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Laçin. Demat tashmë ndodhen 7 pikë larg Egnatias kryesuese.

Skënderbeu mposhtet nga Dinamo, me “Blutë” që triumfojnë në ‘betejën” për “Final – Four”. Korçarët ndodhen të 4-të në klasifikim me 40 pikë. Me 1 pikë më pak ndjek Tirana e vendit të 5-të që këtë javë u mposht nga Teuta me shifrat 2-1.

Po 39 pikë ka edhe Dinamo, e cila ndodhet në vendin e 6-të në klasifikim dhe tashmë sheh nga “Final – Four”. Teuta e Edi Martinit e ndjek me 5 pikë më pak. Pikërisht durrsakët dhe dinamovitët do të sfidohen mes tyre më 3 prill në “Niko Dovana” për të zhvilluar mes tyre edhe ndeshjen  e prapambetur të javës së 27-të.

Në “Play-Out” ndodhet Laçi që sërish nuk gjen dot rrugën drejt fitores. Kurbinasit kanë grumbulluar 32 pikë pas 29 javësh. Erzeni ndodhet në vendin e 9-të me 28 pikë, ndërsa Kukësi mbyll klasifikimin me 25 pikë.

[caption id="attachment_732079" align="alignnone" width="1080"]Renditja e Superiores pas javes se 29-te Renditja e Superiores pas javes se 29-te[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga