
Tomori është një nga ekipet që synon të renditen në zonën “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Skuadra nga Berati aktualisht mban vendin e 8-të me 2 pikë larg zonës “Play-off”.
Një detaj interesant ka të bëjë me beratasit. Si rrallë herë në këtë skuadër sulmuesit kanë nisur “agjërimin” e tyre, pasi nuk ia kanë dalë të jenë ata bomberat.
Golat te Tomori po i shënojnë mesfushorët dhe mbrojtësit. Jo më kot, Laurent Ismailaj kryeson listën e golashëneusve të skuadërs. 5 gola të shënuar nga mesfushori në këtë sezon, por jo vetëm kaq. Pas tij renditet Ervis Çaço, me mbrojtësin që ka gjetur rrëugën e rrjetës 3 herë. 2 gola të tjerë nga qendërmbrojtësi, Klevis Hida.
Ndërsa nga një gol kanë shënuar 6 lojtarë të tjerë, mes tyre dhe sulmuesi David Olaoje, por ky i fundit tashmë është i larguar.