Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Sulmon" Mirsad Jonuz: Vllaznia ka objektiv tri pikët në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
"Sulmon" Mirsad Jonuz: Vllaznia ka objektiv tri pikët në

Vllaznia do të luajë ndeshjen e javës së 15 në transfertën e Korçës. Ekipi i drejtuar nga maqedonasi Mirsad Jonuz, ndodhet që prej ditës së djeshme në Pogradec, duke u përgatitur në maksimum për ndeshjen ndaj Skënderbeut. Ndeshja e datës 14 dhjetor do të luhet në orën 16:00, me trajnerin shkodran që në deklaratën përpara ndeshjes ka kërkuar tri pikët nga skuadra e tij. Për faqen zyrtare të Vllaznisë, Jonuz është shprehur:

- Profesor, si paraqitet gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes me Skënderbeun?
- Gjithçka është normale. Situata në ekip është krejt e mirë dhe nuk kemi asnjë dëmtim. Megjithatë, për më tepër do të shohim edhe seancën e sotme që është e fundit, për të konstatuar situatën e të gjithë futbollistëve. Në rradhët e ekipit ka optimizëm dhe shpresoj t'ia dalim me sukses.

- Në fazën e parë Vllaznia ka fituar 4-0 ndaj këtij kundërshtari në Shkodër. Çfarë prisni nga kjo sfidë e dytë me ekipin korçar?
- Kjo është një ndeshje tjetër dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fazës së parë. Kemi të bëjmë me një ndeshje të rëndësishme dhe njëkohësisht të vështir. Këto dy takime kanë shumë ndryshime me njëri- tjetrin, por ajo që nuk ndryshon është se futbollistët e mi janë të inspiruar për të bërë më të mirën edhe këtë herë.

- Do të ndryshoni ndonjë gjë në mënyrën e lojës apo dhe formacionin në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Luftëtarit?
- Mënyra e lojës nuk do të ndryshojë, por në minutat e fundit, ndoshta ndryshojmë ndonjë lojtar në formacionin bazë. Megjithatë ende nuk e kam vendosur përfundimisht.

- Vllaznia ka bërë mirë në ndeshjet në transfertë këtë sezon. Do të vijojë seria e rezultateve pozitive edhe këtë herë?
- Unë nuk do ta shikoja në këtë aspekt. E rëndësishme për Vllazninë është të grumbullojë sa më shumë pikë, pavarësisht faktit nëse luan në fushën e saj apo në transfertë. Për ne vlejnë pikët dhe ngjitja sa më lart në tabelën e klasifikimit.

- Vlen edhe barazimi apo objektiv është vetëm fitorja për Vllazninë në këtë ndeshje?
- Ne shkojmë vetëm për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga