Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde
Situata e tensionuar tek Real Madrid duket se është “sheshuar”, kjo pasi në stërvitjen e ditës së sotme në kampin madrilen është rikthyer Federico Valverde.
Gjithçka i ka mbetur së shkuarës, pasi mesfushori uruguajan është parë më i vendosur se kurrë dhe tejet i përqëndruar për të qenë i gatshëm për dy ndeshjet e mbetura që madrilenët do të luajnë në kampionat, si dhe për Kupën e Botës.
Valverde u përfshi në një konflikt të ashpër fizik me shokun e tij të skuadrës, Aurelien Tchouameni, e si pasojë, uruguajani mbeti i dëmtuar në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
View this post on Instagram
Poll
