Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sulmi me thikë ndaj lojtarit spanjoll, klubi i Seria A del me njoftim zyrtar: Rikthehet pas 2 muajsh

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi me thikë ndaj lojtarit spanjoll, klubi i Seria A del me njoftim

Pablo Mari do të qëndrojë për 2 muaj jashtë fushës së blertë. Mbrojtësi iu nënshtrua sot operacionit për shkak se u godit mbrëmjen e djeshme me thikë nga një agresor me probleme mendore.

Klubi i Monzës ka dalë sot në komunikatë për shtyp ku bën me dije gjendjen e lojtarit si dhe kohën kur do të rikthehet.

“Specialistët e kirurgjisë së përgjithshme në spitalin e Traumës të Niguarda nga Milano, bënë të mundur operacionin për të rikuperuar dy muskujt e dëmtuar në shpinën e Pablo Marit. Operacioni shkoi mirë dhe pritet të qëndrojë në spital për dy ose tre ditë.

Pas daljes nga spitali, ai do të nisë një proces rehabilitimi. Ky lloj dëmtimi muskulor zakonisht kërkon dy muaj pushim përapara se të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetet fizike”, thuhej në njoftimin e klubit të Seria A.

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga