Kombëtarja e vajzave mori barazim të çmuar kundër Republikës Çeke në transfertë, e mbyllur 1 – 1. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027, Grupi 1.
Edhe pse vajzat kuqezi u gjendën në disavantazh, pas golit të Cahynova në minutën e 47-të, arritën të shtynin përpara dhe barazuan me Vanesa Levendin në minutën e 70-të.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, pas këtij rezultati premtues, duke i vlerësuar vajzat e Kombëtares në lidhje me paraqitjen dinjitoze në transfertën çeke.
“Pikë e çmuar në Pragë. Bravo vajzave kuqezi që treguan edhe një herë karakter, forcë dhe shpirt gare ndaj Çekisë. Tani i gjithë fokusi te sfida e radhës ndaj Malit të Zi”, ka shkruar presidenti Duka.
View this post on Instagram
