Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga
Interi gjatë festës së titullit kampion

Aleksandar Stankovic është futbollisti më i ri i Inter. Mesfushori serb vendosi të largohej nga belgët e Club Brugge, për të nisur një aventurë të re me zikaltërit në Serie A.

Kujtojmë që ky është një rikthim për 20-vjeçarin te Inter, pasi është një lojtar i dalë rishtazi nga ekipi italian. Mirëpo, verën e shkuar Inter e shiti për 9.5 milionë euro.

Ndërsa këtë verë, klubi i Serie A kishte të drejten e riblerjes për 23 milionë euro, të drejtë të cilën e ushtroi. Tashmë, trajneri Chivu do të ketë një “armë” më shumë në mesfushë.

Kështu, shpresat e Kristjan Asllanit për një vend te Inter shuhen plotësisht, duke ditur që serbi Stankovic luan në pozitat e elbasanasit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter (@inter)

Poll

Lexo gjithashtu