
Theophilus Solomon dhe Jozef Ekuban vijojnë të shqetësojnë stafin teknik të Partizanit. Dy lojtarët e afruar me bujë te kampionët nuk po arrijnë të gjejnë rendimentin e duhur. Solomon ishte titullar i padiskutueshëm me trajnerin Franko Lerda, mirëpo një dëmtim muskular e ka lënë prej 3 ndeshjes jashtë.
Ndërkohë Ekuban, vëllai i Kaleb Ekubanit, nuk është në të njëjtin nivel me paraardhësin e tij tek të kuqtë duke mos arritur të zërë një vend titullari. Të kuqtë do të përballen nesër me Flamurtarin, ndërsa për këtë sfidë janë përgatitur veçmas dy sulmuesit e sipërpërmendur.
Situata në kampin kryeqytetas s'është fort pozitive për sa i përket fazës ofensive, ndaj në merkaton e janarit pritet të ketë ndërhyrje nga ana e drejtuesve. Kujtojmë që ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit është programuar të zhvillohet në orën 16:30.