Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sulm me thikë në restorant, ndërron jetë futbollisti 23 vjeçar, luajti në La Liga dhe Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Sulm me thikë në restorant, ndërron jetë futbollisti 23

Osaghi Bascome, futbollisti nga Bermudes ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare pas një sulmi me thikë jashtë një restoranti në vendlindje. Bascome pësoi një sulm të rëndë me mjet prerës, me plagët që I shkaktuan vdekjen në një festë të organizuar në Hamilton.

"Ne duhet të pyesim këdo që ka qenë në festë, por për momentin njerëzit  nuk po flasin me ne. E dimë se njerëzit e panë atë që ndodhi dhe do t'i nxisim të bëjnë gjënë e duhur”, tha një zyrtar i policisë lokale, pasi ende nuk është përcaktuar shkaku i sulmit brutal.

Bescom, përveç ekipit të Aston Villas dhe Bristol City në Angli, ka luajtur edhe për Levante, Valencia dhe Darlington. Federata e Futbollit të Bermudës është në zi për humbjen e lojtarit 23-vjeçar, që bënte pjesë në kombëtaren e këtij vendi.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga