
Xhevahir Sukaj nuk është ende një futbollist i lirë në merkaton e janarit. Edhe pse prej disa ditësh po stërvitet me Partizanin, sulmuesi nuk ka marrë akoma lejekalimin nga klubi ku u aktivizua gjatë pjesës së parë të sezonit.
Vetë shkodrani e ka pranuar se do të mbyllte problemin e dokumentacionit me Perakun, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.
Koha po mbaron dhe Sukaj duhet të lirohet për të firmosur brenda janarit me Partizanin dhe më pas të federohet.
Poll