Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sukaj nga Malajzia ka një mesazh për Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Sukaj nga Malajzia ka një mesazh për Partizanin

Xhevahir Sukaj u largua në fund të sezonit nga Partizani, duke lënë pa luajtur sfidat e Europës. Por, tashmë ai e ka një peng, ndërsa i kontaktuar nga "Newsport.al" shprehet se dëshironte që të ishte në fushë në atë takim.

Vlersimi i tij është maksimal, duke thënë se Partizani ka hyrë në lojë si skuadër e madhe, ndërsa për Albanin tregon se ka bërë një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij.

"E pash ndeshjen e Partizanit me Ferencvarosh dhe normalisht që do kisha pasur dëshirë që të isha prezent në fushë. Partizani u fut si ekip i madh në lojë, ashtu siç i ka hije. Ata nuk dinë të jenë inferiorë ndaj asnjë ekipi. Albani bëri një nga ndeshjet më të mira të karrierës, e përgëzoj. Mbi të gjitha, lojtarët ishin yje në fushë", u shpreh sulmuesi shkodran që e ka nisur më së miri karrierën e tij te Perak në Malajzi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga