Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stravri Nica “shtrydh” mbrojtjen, ndaj Dinamos të gjithë lojtarët në “provë”

Shkruar nga NEWSPORT
Stravri Nica “shtrydh” mbrojtjen, ndaj Dinamos të gjithë

Emërimi i Stavri Nicës në stolin e Kukësit ka sjellë optimizën te verilindorët. Eksperienca që ky trajner ka bën që tifozët të besojnë te rikthimi i skuadrës te rezutatet pozitive. Dueli i radhës në kampionët është një provë e vërtetë për Kukësin.

Në “Elbasan Arena” sfidojnë Dinamon dhe kanë detyrim 3 pikët. Një sfidë ku Nica do të ndryshoëj formacionin. Mbrojtja është reparti ku është përqendruar vëmendja më e madhe. Jo pa shkak pasi në dy javët e para Kukësi ka pësuar plot 7 gola, duke qenë reparti më problematic.

Gjithsesi ka një lajm të mirë. Është rikthyer nga dëmtimi Atdhe Rashiti. Sulmuesi humbi dy ndeshjet e para të kampionatit për shkak dëmtimi, por tashmë do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë. Ndaj Dinamos të gjithë lojtarët do të jenë në “provë”, me Nicën që nuk pritet të tolerojë as titullarët e dy sfidave të para. Me interes pritet të shihet se si do të zbresë Kukësi në fushë ndaj Dinamos, me sfidën që luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga