
Sulmuesi Armando Sadiku pritet të kalojë në një klub të madh gjatë merkatos së verës, pasi tashmë i janë rritur shumë kreditet nga paraqitja në Francë dhe nuk mund të luajë në kategorinë e dytë në Zvicër. Për të ka pasur shumë interesim, veçanërish nga Turqia. “Sport Ekspres” shkruan se agjenti i sulmuesit kuqezi tregon disa fakte konkrete. Sipas tij, nga Turqia ka ardhur një ofertë prej 2 milionë eurosh, por Zyrihu e ekzagjeron disi dhe kërkon plot 9 milionë euro për lojtarin e Shqiëprisë, i cili gjithashtu ka oferta edhe nga Anglia dhe Italia, por ende nuk kemi një pistë të qartë. Në këtë mes vendos dëshira e lojtarit dhe oferta më e mirë, por edhe klubi që ka kartonin e tij, që ka shansin të pasurohet jo pak.