Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Goditje e rrufeshme në “këndin e pamundur”, Kristjan Asllani ia bën “BUM” te Besiktas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goditje e rrufeshme në “këndin e pamundur”,
Asist i Kristjan Asllanit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Besiktas – Goztepe, java e 23-të në Superligën turke, teksa bardhezinjtë e Stambollit kryesojnë 2 – 0.

Golin i parë për Besiktas erdhi që në minutën e 9-të me Ndidi. Përtej lojës së fortë dhe kartonëve të verdhë në këtë fraksion loje, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani u bë protagonsit në minutën e 36-të.

Shqiptari tregohet altruiste, teksa rrezja e goditjes  ishte e lirë dhe pas jep asist në krah për Michael Murillo. Ky i fundit në një kënd të prirët, nuk mendohet dy herë dhe godet rrufeshëm, ndërsa sfera u ndal në rrjetë, gol që la të shtangur jo vetëm portierin e Goztepe.

Duket se Asllani ka rifituar veten te Besiktas, teksa jep “sinjale” pozitive edhe te trajneri i Shqipërisë Sylvinho.  

 

Poll

Lexo gjithashtu