Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stoli nisi të “lëkundej”, por COLELLA iu lë “targën” ish-trajnerëve të PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Stoli nisi të “lëkundej”, por COLELLA iu lë

Giovanni Colella ishte në dyshime të mëdha përpara ndeshjes me Bylisin. Shumë u hamendësua se mund të ketë një largim nga drejtimi i Partizanit nëse nuk do të arrinte të bënte kthesën ndaj ballshiotëve.

Demat fituan dhe i dhanë fund serisë prej 5 javësh me rezultate negative. Por tashmë në krye të të kuqve vazhdon të jetë italiani, i cili pavarësisht gjithçkaje ka arritur të mbajë skuadrën gjithmonë në 3 vendet e para në klasifikim.

Colella u ka lënë “targën” të gjithëve ish-trajnerëve italianë që kanë drejtuar Partizanit. 26 ndeshje në krye të të kuqve dhe rezultatet e arritura kanë treguar se 56-vjeçari është “blerja” më e goditur nga drejtuesit. Colella do të synojë që të paktën të mbyllë sezonin me Partizanin dhe të vendosë një tjetër rekord në këtë klub sa i takkon trajnerëve të huaj.

Andrea Agostineli ka drejtuar Partizanin në sezonin 2015-2016 dhe kaa zhvilluar 20 ndeshje, Mark Juliano në sezonin 2017-2018 dhe udhëhoqi të kuqtë në 11 ndeshje.

Adolfo Sormani në sezonin 2017-2018 në 13 ndeshje, ndërsa në sezonin 2019-2022 në 18 sfida. Franko Lerda në sezonin 2019-2020 në 22 ndeshje dhe në fund Colella sezoni 2022-2023 me 25 sfida.

Poll

Lexo gjithashtu