
Partizani do të luajë të shtunën kundër Bylisit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Për këtë takim, të kuqtë kanë nisur përgatitjet, ndërsa sot është zhvilluar seanca e radhës.
Atmosfera në skuadër është pozitive dhe një gjë të tillë e bën me dije klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ku thuhej: "Skuadra po vijon përgatitjet për përballjen e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ndaj Bylis. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht paradite në kompleksin sportiv "International Tirana" në Pezë në orën 10:30. Trajneri Lerda ka zhvilluar një seancë tekniko taktike e shoqëruar edhe me një minindeshje brenda grupit. Për sfidën e radhës grupi është i plotë pasi skuadra nuk vuan dëmtime dhe skualifikime lojtarësh. Përgatitjet do të vijojnë të enjten në orën 10:30."
Kujtojmë që ndeshja Bylis - Partizani është programuar të luhet të shtunën në orën 13:30.