
Sot në orën 15:00 Kukësi i vendit të 8-të do të pres në “Kukës Arena” Laçin e vendit të 4-të. Sfidë e vlefshme për javën e 33-të Kategorisë Supëriore. Të besuarit e Hallaçit kanë kryer dje stërvitjen e fundit prag “Derbit të Veriut”. Interesant është fakti se Verilindorët e kanë kryer stërvitjen në kosovë, duke kaluar natën në Prizren.
Si duket kjo ka qenë një mënyrë që klubi ka zgjedhur për të mbajtur skuadrën të përqendruar në maksimum përpara sfidës me kurbinasit. Hallaçi e ka grupin e lojtarëve të plotë, kjo bën që në Kukës të presin vetëm fitoren për ti dhënë fund ecurisë negative. Verilindorët nuk kanë arritur asnjë fitore ne 7-të ndeshjet e fundit.
Poll