Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stërvitja e fundit në “Kompleksin Partizani”, të kuqtë ndryshojnë ambient

Shkruar nga NEWSPORT
Stërvitja e fundit në “Kompleksin Partizani”, të

Partizani ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në kompleksin e tij, teksa klubi i kuq njofton përmes rrjeteve sociale se skuadra do udhëtojë më 26 korrik drejt Pogradecit. Ky destinacion është zgjedhur për kushte më të favorshme.

Gjatë 2 javëve të pragramuara për të qëndruar atje, të kuqtë do zhvillojnë tre takime miqësore në prag të fillimit të kampionatit. Kujtojmë se të kuqtë e nisin kampionatin më 20 gusht përballë Egnatias, sfidë që do luhet në stadiumin “Air Albania”.

Postimi i Partizanit në rrjetet sociale:

Me seancën e radhës zhvilluar sot në "Kompleksin sportiv Partizani", skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në kryeqytet. Të martën paradite ekipi do të udhëtojë drejt Pogradecit për të kryer një tjetër fazë përgatitore. Përgjatë qëndrimit dy javor në qytetin liqenor të kuqtë kanë programuar të zhvillojnë edhe tre ndeshje miqësore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga