Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stavri Nica i vë ultimatum Kukësit: Atdhe Rashiti pa karakter, nuk qëndroj trajner me këtë lojtar

Shkruar nga NEWSPORT
Stavri Nica i vë ultimatum Kukësit: Atdhe Rashiti pa karakter, nuk

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, dha prononcimin e tij për MCN TV pas barazimit me Skënderbeun. Tekniku i Kukësit i ka vënë ultimatum drejtuesve duke shigjetuar drejtpërdrejtë sulmuesin Atdhe Rashiti. ‘O Nica, o Rashiti’ duket të nënkuptohet në fjalët e trajnerit dhe tashmë situata i mbetet në dorë klubit.

“Pjesën e parë dola nga funksioni si trajner pasi duke patur lojtarë me karakter të poshtër si Rashiti, dëmton skuadrën pasi futet në fushë edhe tallet. Do i kërkoj klubit të marrë masa për këta lojtarë. Të jenë në skuadër ata lojtarë që i përgjigjen kërkesave të lojës dhe skuadrës.

Të shohim si vepron klubi pasi un nuk qëndroj trajner me natyra të tilla. Nuk ka rëndësi niveli, rëndësi ka të hyjë në lojë e të luftohet. Nuk mund të abuzohet me skuadrën. Unë vendos të rri trajner me lojtarë që kanë karakter e i përgjigjen kushteve të klubit.

Nuk jam i kënaqur me pikën pasi pjesa e parë ishte një lojë për t’u harruar që unë se harroj dot. Na nxorrën shumë zbuluar, toleruan tmerrësisht dhe kjo është përbërja që ka klubi. Unë nuk rri me lojtarë pa karakter.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga