
Laçi dhe Teuta është një nga duelet interesante që do të luhet ditën e sotme. Kjo përballje ngre edhe siparin e javës së 21-të të Superiores, teksa gjithçka do të startojë në orën 13:30.
Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve më të “vjetra” në Superiore në krahasim me 8 skuadrat e tjera pjesëmarrëse. Që nga sezoni 2009/10 janë prodhuar disa statistika mes tyre, që tregojnë dominim të laçjanëve. Në total janë luajtur 53 ndeshje. Ndër të cilat 24 i ka fituar Laçi dhe 16 Teuta. 72 herë ka gjetur rrugën e rrjetës Laçi, ndëra “djemtë e detit” 55 herë.
Në sfidën e parë mes tyre për këtë sezon, Laçi regjistroi fitore tenistike 6 me 1 në shtëpi. Takimi i dytë përfundoi në barazim 1 me 1. Përballja e tretë mes tyre, gjen më të qetë Laçin. Ata mbajnë vendin e 5, teksa Teuta ndodhet në të fundit. Mbetet për t’u parë çfarë do dhurojë fusha e blertë sepse skuadrat bëjnë llogaritë vetëm për fitore.