Abissnet Superiore po ul dalëngadalë “siparin” dhe ende nuk dihet se cila skuadër do të jetë kampione e Shqipërisë, sikurse nuk është vendosur për ekipet që zbresin një kategori më poshtë.
Edhe pse niveli i elitës nuk ka qenë si në vitet e shkuara, duhet thënë që gara është shumë e ashpër. Ky është viti i dytë që është implementuar sistemi VAR duke ndihmuar shpesh edhe në verdiktet e gjyqtarëve, veçanërisht për penalltitë e fituara në ndeshjet e zhvilluara.
Kësisoj, në një analizë të bërë nga Newsport.al rezulton se këto edicion futbollistik janë akorduar plot 55 penallti nga gjyqtarët e Superiores në 155 ndeshje të zhvilluara. Enea Jorgji është arbitri që dhënë më shumë penallti.
Elbasanasi është drejtuar nga pika e bardhë këtë sezon 8 herë. Ai ka gjykuar në 13 ndeshje. Pas tij renditet Juxhin Xhaja, me 7 penallti teksa ka arbitruar në 17 takime. I treti në listë është Kridens Meta me 5 penallti të dhëna në 10 ndeshje që ka gjykuar. 5 javë nga fundi i Superiores, gara është e zjarrtë.