
Skënderbeu dhe Partizani do të luajnë ditën e sotme ndeshjen e 116-të mes tyre. Në 115-të takimet e luajtura deri më tani, "Demat e Kuq" tregojnë se kanë arritur të marrin shumë herë më shumë rezultate pozitive.
65 ndeshje janë fituar nga Partizani, 21 nga korçarët dhe 29 janë mbyllur në barazim. Kjo tregon qartë se deri më tani të kuqtë kanë qenë dhe mbeten superior sa i përket statistikave të ndeshjeve të luajtura mes dy klubeve deri tani.
Fitorja e fundit e Skënderbeut është regjistruar në datën 23 shtator 2017, ku korçarët mposhtën Partizanin 2-0. Barazimi i fundit mes dy skuadrave ka ndodhur në datën 27 nëntor 2017. Kujtojmë që takimi i sotëm luhet në orën 17:00, në stadiumin "Skënderbeu", në Korçë.