Rally Albania ka zhvilluar ditën e djeshme ceremoninë e hapjes në Tiranë.Ky është edicioni i tij i 12.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë pjesë e festës së madhe ditën e djeshme në qendër të Tiranës e cila paralajmëronte startin e një gare që do të zgjasë për rreth një javë në territorin e Shqipërisë. Sot në mëngjes gjithçka ka startuar dhe pilotët janë nisur drejt Pukës. Marrin pjesë garues nga shumë vende të botës , ata do të qëndrojnë në vendin tonë deri në 18 qershor.
Kalendari i garave:
12 qershor nisja nga Tirana drejt Pukës , distanca 340 km
13 qershor gara do të zhvillohet në Pukë,210 km
14 qershor Pukë - Lin,285 km
15 qershor Lin-Vlorë,320 km
16 qershor gara do të zhvillohet në Vlorë ,90 km
17 qershor Vlorë-Tirana,530 km
18 qershor gara do të zhvillohet në Tiranë,110 km
18 qershor ora 20 ceremonia e mbylljes.