Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Laçi "nderon" Kategorinë Superiore, Teuta për TURP, Vllaznia dorëzohen ndaj qipriotëve (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi "nderon" Kategorinë Superiore, Teuta për

Mbrëmje relavitisht për tu harruar për ekipet shqiptare në ndeshjet e vajtjes në Conference League.

Me përjashtim të Laçit, që fitoi 1-0 ndaj Universitat Krajovës dhe u afruar me turin e dytë të kompeticionet, Teuta e Vllaznia humbën takimet e tyre të para.

Durrsakët shkaktuan surprizën më të madhe të mbrëmjes, teksa u mposht 2-0 brenda në "Niko Dovana" nga një skuadër modeste si Inter Eskaldes. Andorianët ishin dukshëm inferiorë ndaj ekipit të Edi Martinit, të cilit i duhet të shpik diçka për të bërë mrekullinë në ndeshjen e kthimit në Andorra.

Vllaznia u mposht 1-0 ndaj AEL Limmasol në Qipro pas një goli të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Scepovic. Shkodranët do të tentojnë përmbysjen në ndeshjen që do luhet javën e ardhshme në "Loro Borici'.

Lajmi më i mirë i mbrëmjes erdhi nga Laçi, aty ku kurbinasit fituan minimalisht 1-0 ndaj Universitet Krajovës. Goli i Zarubica i mjaftoi bardhezinjve për të marrë një fitore dhe 'prekin' me dorë kalimin në turin e tretë të Conference League.

Rezultatet finale:

Teuta - Inter D' Escaldes 0-2 (Soldevila 37' 56')

AEL Limmasol - Vllaznia 1-0 (Scepovic 47')  

Laçi - Univ. Craiova  1-0 (Zarubica 36')

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga