Sulejman Starova ka bërë një përmbledhje mbi ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme, mes Katarit dhe Ekuadorit. Sfida hapëse e Kupës së Botës në Katar përfundoi me rezultatin 0-2, në favor të Ekuadorit, me golat e realizuar nga Enner Valencia në minutat e 16 dhe 31.
I ftuar në emisionin sportiv “Skaneri i Botërorit” Starova ka nënvizuar faktin, që kjo ndeshje nuk shihej me sy.
Sulejman Starova:
“Është kundërshtuar që ky eveniment madhor, të zhvillohet në Katar. Ka qenë problem shfrytëzimi i punëtorëve. Futbolli e ka forcën dhe tregon se i bashkon njerëzit. Është një Botëror i veçantë që zhvillohet në dimër.
Katari vetëm dy lojtarë ka nga Katari, të tjerët janë të nga shtete të tjerë. Ishte një ndeshje që nuk shihej. Nuk shikohet një ndeshje, kur luan vetëm një skuadër. Nuk kishin asnjë rast për të shënuar”.