Pas largimit të Ernest Gjokës nga drejtimi i Vllaznisë, klubi shkodran ka zyrtarizuar stafin e ri. Ky staf është i përbërë nga figura të njohura të sportit shkodran, të cilët në të shkuarën janë shpallur dhe kampion me Vllazninë.
Në rolin e trajnerit do të jetë Ervis Kraja, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Albert Kaçi dhe Altin Xhahysa.
Stafi i ri:
Trajner: Ervis Kraja
Trajner portierësh: Ideal Lekiqi
Ndihmës: Albert Kaçi, Altin Xhahysa
Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë do të luajë ditën e shtunë kundër Kukësit, teksa shkodranët ndodhen në vend të parafundit në renditje, me një këmbë në Kategorinë e Parë.
Poll