Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stadiumi "Urban Caldeira" kthehet në mortore, Brazili në lot për lamtumirën e PELE

Shkruar nga NEWSPORT
Stadiumi "Urban Caldeira" kthehet në mortore, Brazili në lot

Brazili përshëndet Pele. Në Santos, në stadiumin “Urbano Caldeira” do të pritet për herë të fundit legjenda braziliane, i cili vdiç më 29 dhjetor  në moshën 82-vjeçare. Kanceri në zorrën e trashë i mori jetën “O Rei”.

Ceremonia do të fillojë në orën 10 me orën lokale 14:00 me orën tonë. Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit 'Albert Einstein' direkt në stadium dhe do të vendoset në qendër të fushës. Funerali do të bëhet të martën dhe do të paraprihet nga një procesion nëpër rrugët e Santos. Trupi më pas do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial , pas një ceremonie private të rezervuar për familjen. Arkivoli i tre herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës pasi të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

Në vigjilje do të marrin pjesë Gianni Infantino (President i FIFA-s) dhe Lula (President i Brazilit), ndërsa prezenca e Neymar nuk është ende e sigurt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga