
Dita e sotme ishte e veçantë për vajzat e ekipit të Vllaznisë. Arritja e tyre historike, ku u renditën mes 16-të më të mirave të europës, duke rivalizuar në elitën e futbollit europian është vlerësuar maksimalisht nga gjithë opinioni publik.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia priti sot në zyrën e tij vajzat të cilat nderuan mbarë kombin me arritjen e tyre. Vllaznia e vajzave rriti vlerat dhe promovoi përsëri në elitën e europës futbollin shqiptar. Në fjalën e tij kryebashkiaku Spahia premtoi një premio për ekipin dhe lajmëroi për një stadum të ri posaqërisht për vajzat kuqeblu.
Postimi i kryebashkiakut Bardh Spahia:
Poll