
Pak ditë më para u konfirmua lajmi se mes mbrojtësit, Vangjel Zguro dhe klubit të Kamzës pati një moment krize dhe kjo për faktin se pogradecari kishte bërë disa sjellje antisportive në takimin që u zhvillua në Vlorë, ku takim ku Zguro shkaktoi dhe një penallti.
Duket se ditët e fundit situata i është kthyer normalitetit dhe mbrojtësi është bashkuar sërish me ekipin për të zhvilluar normalisht seancat stërvitore.
Një tjetër lajm i mirë për kamzëlinjtë ka ardhur së fundmi, që ka të bëjë me një ofertë që ka ardhur nga Rusia për pogradecarin. Bëhet fjalë për një shumë të majme, ende e pakonfirmuar e cila ka ardhur nga Torpedo Moskë, që militon në Ligën e Dytë ruse. Nuk dihet ende se cila do të jetë përgjigja e klubit, detaj i cili pritet të zbulohet ditët në vijim.