
Sot në orën 16:00 Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e saj me 5 ndeshjet e javës së 36-të. Partizani do të pres në “Arenën e Demave” Teutën. Të kuqtë janë duke përgatitur festën e madhe për rikthimin tek titulli kampion ndërsa Teuta nuk do të vij thjeshtë për të shëtitur fanelën në kryeqytet. Djemtë e Detit besojnë te një rezultat pozitiv për të arritur vendin e 4-të për kupat e Europës.
Nga ana tjetër Tirana do të udhëtojë drejtë “Niko Dovanës” ku do të përballen me Erzenin e vendit të 8-të. Bardheblutë shpresojnë në ndalesën e të kuqëve edhe pse në këtë ndeshje vijnë të “coptuar” nga dispilina pas incidentëve në ndeshjen ndaj Bylisit. Erzeni do të kërkojë fitoren për të ruajtur një vend në Play-Out që të ketë edhe një mundësi të dytë për të qëndruar në superiore.
Egnatia e cila tashmë e ka siguruar Europën për herë të parë në historinë e saj do të pres në “Egnatia Arena” Kukësin e vëndit të 7-të. Rrogozhinasit e kanë arritur objetivin e tyre të parë dhe tashmë behën gati për finalen e kupës së Shqipërisë. Por krejtë e kundërta është për verilindorët që kërkojnë një fitore për stë shmangur Play-Outin dhe për të “blinduar: qëndrimin në superiore.
Vllaznia do të udhëtojë drejt Ballëshit ku në stadiumin “Adush Muça” e pret Bylisi i cili ka një objektiv të vetëm qëndrimin në superiore. Kurse Vllaznia do të shpresojë që Partizani të ndal Teutën dhe me një fitore kuqeblutë të kapin vendin e 4-të.
Laçi që në letër duket se ka ndeshjen më të thjeshtë pasi Kastrioti është skuadra e parë që ka rënë zyrtarisht një kategori më poshtë do të besojë deri në fund për një vend në kupat e Europës. Kurbinasit do të luajnë në stadiumin “Laç” por do të kenë sytë në kryeqytet dhe në Ballsh pasi në rast fitorje për ta dhe mposhtje të Teutës dhe Vllaznisë, Laçi arrinë të kap vendin e 4-të.
AXHENDA:
16:00 Partizani – Teuta
16:00 Erzeni – Tirana
16:00 Egnatia – Kukësi
16:00 Bylis – Vllaznia
16:00 Laçi - Kastrioti